Ndonëse janë dhënë më shumë se 2 milionë euro për renovimin e stadiumit të Gjilanit, punimet nuk janë ende as afër përfundimit.
Komuna e Gjilanit ka ndërprerë kontratën ekzistuese dhe projekti pritet të nisë nga fillimi. Klubet e futbollit në Gjilan thonë se dëmi për ta është i madh./REL/