Për 25 vjet rresht, Avdullah Krasniqi kishte jetuar në Cyrih të Zvicrës. Por pesë vjet më herët, kishte zgjedhur t’iu kthehet bjeshkëve të vargmaleve të Sharrit, me qëllimin e vetëm të merret me kultivimin e produkteve bujqësore.
Për t’ia nisur kësaj pune iu deshën fillimisht afër 30 mijë euro dhe një hapësirë prej dy hektarë e gjysmë.
Ai tregon se nga përvojat në diasporë kuptoi se bujqësia është çelësi i zhvillimit për vendlindjen, raporton KTV.
Megjithatë, tregon se deri tani nuk ka pasur përkrahje institucionale dhe barrierat e shumta po ia vështirësojnë punën.
Edhe dërgesat nga diaspora kanë shënuar rritje për 13.4 milionë, nga 221 milionë në 245 milionë euro, për katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin paraprak.
Nga analizat e Bankës Qendrore të Kosovës del se paratë e dërguara nga diaspora shkojnë në investime që nuk sjellin punësim.