Nën masa të rrepta antikovid dhe me një numër te kufizuar të pjesëmarrjes, partia Nisma Socialdemokrate sot mbajti kuvendin zgjedhor të forumit të gruas.
Nga ky kuvend u zgjodhen strukturat organizative të këtij forumi si: këshilli drejtues dhe kryesia. Kurse në menyre unanime u zgjedh kryetare e forumit te gruas Mimoza Kadriu Qerimi.
Në fjalën e saj kryetarja e forumit te gruas falemderoj të gjitha gratë për mbështetjen e saj.Né rrethana te tilla tha se jemi te detyruar që me një numër simbolik të organizojmë këtë kuvend, në krahasim me fuqinë që Nisma e gruas ka në Gjilan.
Jemi te privilegjuara që nga Nisma Socialdemokrate gruaja nuk është parë vetëm si numër, por si vlerë. Këtë e ka dëshmuar me pozitat udhëheqëse që gruaja bartë në këtë parti.Prandaj, kjo duhet të na shtyjë që të punojmë edhe më shumë.
Në këtë kuvend ishte e pranishme edhe zv.kryeministrja Albulena Balaj Halimi, e cila në emër të partisë përshëndeti kuvendin zgjedhor të forumit të gruas.