Ka nisur në Prishtinë Parada e Krenarisë.
I pranishëm aty është parë ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Përveç Hovenier në paradë janë parë deputetët e VV-së, Mimoza Kusari dhe Dimal Basha.
Kusari ka thënë se shpreson që ajo që ka ndodhur në Paralamentin e Kosovës lidhur me moskalimin e Projektkodit Civil të mos përsëritet.
“Në fakt sot është dita me fesu dashurinë, një e drejtë që nuk duhet me ju kontestu askujt. Shoqëria jonë duhet me kuptu që liria elementare nuk është për t’u cenuar. Ajo çka ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës nuk duhet të përsëritet”, u shpreh Kusari.