Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është parë mesditën e së mërkurës duke dalë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime të rënda.
Burime të tëvë1 thonë se ajo është ftuar të japë deklaratë rreth përgjimeve të fundit të publikuara për media.
Ndërkohë, ajo për Tëvë1 e ka mohuar se ka qenë e ftuar në polici.
“Ashtu siç deklarova mbrëmë në media, dje kam qenë në Prokurori dhe kam dorëzuar material shtesë për kallëzim penal të bërë para një viti!. Nuk kam qenë e ftuar në polici”, tha Kusari-Lila.