Është një karakteristikë interesante dhe që besa skandaloze sepse në këtë organizatë deri me tash është paraqitur një serb nga Beogradi, duke e keqpërdorur emrin e Kosovës. “Unë do të jem pjesë e FVK- së me kënaqësinë më të madhe… por nuk do të jem kandidate për kryetare”, thotë Mimoza Shkodra.
Që nga sot Mimoza Shkodra është edhe zyrtarisht anëtare me të drejta të plota e Observatorit Global të Aktivitetit Fizik (GOPA) dhe anëtarja e vetme shqiptare.
Është një karakteristikë interesante dhe që besa skandaloze sepse në këtë organizatë deri me tash është paraqitur një serb nga Beogradi, duke e keqpërdorur emrin e Kosovës.
Ish volejbollistja e mirënjohur dhe ish reprezentuesja e Kosovës, Mimoza Shkodra, aktualisht nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, po ashtu edhe profesoreshë në AAB, falë këmbëngulësisë së saj të pashoq për muaj me radhë, ia doli që të largon serbin, që e keqpërdorte emrin e Kosovës.
Ajo tregon se çfarë roli të rëndësishëm ka kjo organizatë dhe si e ka bindur organizatën që serbi nga Beogradi nuk mund ta përfaqësojë në asnjë rrethanë Kosovën sepse Kosova është shtet!/botasot/