Për minatorët që kanë më shumë se dy muaj që s’kanë marrë pagat e tyre, ekonomisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka parë “arrogancë dhe shpërfillje” kundrejt tyre nga Qeveria e Kosovës.
E kjo, sipas Mustafës, “është shndërruar në standard të dëmshëm të kësaj qeverie”.
“Për më tepër, kjo tregon edhe për keqmenaxhimin në ndërmarrje publike, të cilat nuk po arrijnë ti paguajnë as pagat me kohë! Kosova nuk e ka luksin ta perballojë këtë degradim të vazhdueshëm me këtë qeveri! Kosova duhet të dalë shpejtë nga ky cikël i lajmeve të zymta!”, ka shkruar ai,
Postimi i plotë:
Minatorët e Trepçës që dy muaj pa paga, ndërsa Qeveria e Kosovës në heshtje totale!
Një shpërfillje dhe arrogancë e tillë ndaj minatorëve nuk po ndodhë për herë të parë, por është shndërruar në një standard të dëmshëm të kësaj qeverie!
Për më tepër, kjo tregon edhe për keqmenaxhimin në ndërmarrje publike, të cilat nuk po arrijnë ti paguajnë as pagat me kohë!
Kosova nuk e ka luksin ta perballojë këtë degradim të vazhdueshëm me këtë qeveri!
Kosova duhet të dalë shpejtë nga ky cikël i lajmeve të zymta!
Këtë do ta bëjmë vetëm me një qeveri të re, me Kryeministër z. Bedri Hamza, duke e vendosur vendin në binarët e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së mirëqenies!