Ministri Armend Mehaj për t’i shprehur mirënjohjen e thellë për shërbimin e tij, sot priti në takim lamtumirës, oficerin e forcave gjermane, Major Dr. Micheal Werbelow.
Duke vlerësuar lart kontributin e tij, në zhvillimin e sistemit mjekësor ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ai e ka dekoruar me medaljen “Shërbim i shquar”.
Duke e falënderuar për gjithë mbështetjen e përgjithshme të Republikës së Gjermanisë, si një ndër partnerët tanë kryesor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Me këtë rast ministri Mehaj shprehi falënderimin e tij duke vlerësuar se, oficerët e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, janë kontributorë të mëdhenj për të gjitha të arriturat tona të deritashme.
Ministri Armend Mehaj priti në takim lamtumirës oficerin gjerman të NALT-it Major Dr. Micheal Werbelow
