Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, teksa ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qyteti i Gjakovës është shembull i për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin.
Postimi i plotë:
Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime!
Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!
Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantojnë dhe zhvillojnë bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.
Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë!
Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre!