Dje në Gjilan, ishte në vizitë ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, i cili bashkë me kryetari Hyseni, vizituan disa klube sportive.
Përmes një postimi në ‘facebook’, kryetari Hyseni, ka thënë se Gjilani si qytet i sportit, ka kuadrot e duhura për të na përfaqësuar në arenat ndërkombëtare dhe sportistëve gjilanas do të ju sigurohen projekte të reja e mbështetje nga niveli lokal, ashtu edhe nga ai qendror.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, të shtunën e kaluam me vizita klubeve të sportit.
Pas koordinimit me strukturat e Rinisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, me minstrin Çeku e dhjetëra aktivistë, vizituam klubet e sportit – KF Drita, KF Gjilani, KF Studenti – Miresh, klubin e karatesë Emperors, si dhe KV Drita; për t’u njoftuar nga afër me kushtet e kërkesat e tyre.
Gjilani si qytet i sportit, ka kuadrot e duhura për të na përfaqësuar në arenat ndërkombëtare, e kushtet që kjo të realizohet do të sigurohen me projekte të reja e mbështetjen si nga niveli lokal, ashtu edhe nga ai qendror.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit