Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje që janë në skemën e ndihmës sociale, do të marrin dyfishin e vlerës së socialit.
Dyfishimi i vlerës vjen pas miratimit të pakos mbështetëse, ku u vendos edhe për ndarjen e 100 eurove gjatë muajit prill, për punëtorët e sektorit privat, atij publik, studentët dhe pensionistët.
“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur. Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”, ka shkruar Murati.