Ministri i Financave Besnik Bislimi ka thënë se edhe gazetarët dhe mediat janë të përfshira në pakon përmes së cilës qeveria do të ndihmojë të prekurit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Coronavirusi.
Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar duke i kërkuar qeverisë që në pakon e ndihmave shkaku i krizës së koronavirusit të përfshihen edhe gazetarët, pasi edhe kompanitë mediale po përballen me probleme financiare.
Ato thonë se qeveria nuk i ka përfshirë gazetarët në pakon prej 170 milionë euro.
Por, ministri i Financave Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews Albania, ka thënë se edhe gazetarët janë të përfshirë aty, dhe ka akuzuar partitë politike që po dezinformojnë për këtë.
Sipas tij, gazetarët janë nëpunës dhe mediat janë biznese, dhe si të gjithë nëpunësit dhe të gjitha bizneset që janë prekur nga kriza do të ndihmohen nga ky fond i qeverisë.