Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit që ka pasur sot në Vjenë të Austrisë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh një të ardhme të shkurtër.
Schallenberg, tha se Austria ka mbështetur Kosovën gjithë, edhe para luftës së Kosovës, në kohën kur diktatori Sllobodan Millosheviq shtypte Kosovën.
“Na nevojitet edhe nga ana juaj bashkëpunimi dhe besoj se jemi në rrugë të mirë. Nga 24 shkurti bota jonë ka ndryshuar, pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj ndjehen edhe në Ballkan. Ne jemi të kënaqur që Kosova ka marrë qëndrim shumë shpejt në këtë çështje. Ne të gjithë e dimë se duhet të jemi kujdesshëm”, tha ai, raporton RTKlive. Sipas tij tash është një koha që të marrim vendime të rëndësishme për Ballkanin.
“Brukseli po diskuton statusin e vendit kandidat për Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Është e pakuptueshme pse ka zgjatur aq shumë procesi i liberalizimin e vizave për Kosovën. Të gjitha shtete e Ballkanit i takojnë BE-së. Unë shpresoj se për një kohë të shkurtër të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovë”, tha ai në një konferencë për media sa bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Po ashtu, ai ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Është një shpresë që të gjendet një gatishmëri për kompromis”, tha ai.
Kurse Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka falënderuar Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. “Mbi 90 për e popullit të Kosovës, e mbështetësin rrugën për BE dhe NATO, ne jemi evropian. Austria është e mirëseardhur në Kosovë, unë dëshiroj të ftoj konkretisht të vini në Kosovë dhe të investoni atje”, tha ajo.
Gërvalla tha se Serbia nuk e ka respektuar në rastet të ndryshme, sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Gjatë verës kemi pasur një zhvillim prej qeverisë sonë ka pasur një tentim për të vazhduar rregullimin e marrëdhënieve dhe të hyjmë në një marrëveshje me Serbinë, po ajo nuk ka funksionuar”, theksoi ajo.
Sipas saj shteti fqinjë, Serbia ka bërë kërcënime ndaj Kosovës. “Serbia ka sjellë ushtrinë e saj afër kufirit. Edhe ambasadori rus ishte në kufi ku ka inspektuar ushtrinë serbe, kjo situatë është tejkaluar me ndihmën e NATO-s”, theksoi ajo.
Kryediplomatja e Kosovës, tha se nuk duhet të fokusohemi vetëm në çështje të vogla në dialog. “Ne duhet të i dimë e se pse po dialogojmë. Për neve dhe partnerët tanë si SHBA, Gjermaninë etj, është e qartë qëllimi është njohja reciproke”, tha Gërvalla.