Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Sokol Preteni në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu info.
Mehaj ka vlerësuar sakrificën e dëshmorit Sokol Preteni për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Vendi ynë lindi dhe rriti shumë trima sokola, i tillë ishte edhe luftëtari i UÇK-së, Sokoli i betejës së Melenicës, betejës së ashpër të luftës frontale e cila zgjati 39 ditë. Sokoli me shokë nuk u zmbraps në asnjë çast, luftoi deri në rënien heroike.” – shkroi Mehaj.
Postimi i plotë:
Në Zhabar të Ulët të Mitrovicës, vizitë në familjen e dëshmorit, Sokol Preteni.
Pasditen e sotme e kaluam në konakun e ngrohtë të familjes Preteni, festa e Vitit të Ri bëhet edhe më veçantë kur e kalon së bashku me familjet e dëshmorëve, pa të cilët nuk do të kishim mundësinë të mblidhemi bashkë e të festonim të lirë në Republikën tonë.
Vendi ynë lindi dhe rriti shumë trima sokola, i tillë ishte edhe luftëtari i UÇK-së, Sokoli i betejës së Melenicës, betejës së ashpër të luftës frontale e cila zgjati 39 ditë. Sokoli me shokë nuk u zmbraps në asnjë çast, luftoi deri në rënien heroike.
Dëshmorët tanë janë gjithmonë ata të cilët na motivojnë në punën tonë të përditshme, nderimi e kujtimi për ta është i përjetshëm.