Nga sot, kirurgu Rifat Latifi, do të jetë ministër i ri i Shëndetësisë. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, në të cilën u prezantua si ministër i ri, Latifi premtoi se gjatë mandatit të tij do të ndalojë largimin e mjekëve dhe infermierëve nga vendi.
“Kur të ofrojmë shërbimet e ndryshme të të rinjve tanë, të mjekëve,
infermierëve, ne do ta ndërpresim largimin e trurit. Nëse ne e rregullojmë
shtëpinë tonë do të mundësojmë kthimin në vendin tonë. Me rritjen e
kapaciteteve, ne pastaj do ta ndalojmë edhe largimin e pacientëve”, tha ai para gazetarëve.
Latifi tha se ky procesi përmirësimit të sistemit të shëndetësisë do të zgjasë për 20, 30 vjet, pasi që kjo platformë nuk mund të realizohet në një afat të shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rezultatet nuk do të shihen brenda ditës apo natës, por kërkojmë mbështetje shtetërore dhe kolektive për realizimin e saj (platformës). Unë premtoj që ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që të ngrisim standardet”, tha ai.