Ministri Arben Vitia ka filluar t’i shkarkojë të gjithë punonjësit në Ministrinë e Shëndetësisë që kanë qenë në kontratë mbi vepër.
Kontratat mbi vepër njihen ndryshe si “marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV)”.
Sipas ligjit numër 06/L-144 janë të parapara katër kategori me të cilën rregullohet marrëdhënia juridike ndërmjet shtetit dhe zyrtarëve publik.
Zyrtarë publik janë nëpunësi i shërbimit civil ose nëpunësi civil, nëpunësi i shërbimit publik, nëpunësi i kabinetit dhe nëpunësi administrativ mbështetës.
Pra sipas ligjit, “marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV)” nuk ekziston si kategori.
Kontrata mbi vepër ofron mundësi keqpërdorimi apo në privilegjimin e ndonjë punëtori.