Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ministri Zemaj do të pritet nga kryetari i komunës z. Lutfi Haziri, ku pastaj do të vazhdoj vizitën e tij në spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP).
Pas vizitave të tij ministri Zemaj dhe kryetari Haziri do të mbajnë konferencë për media.
Agjenda e ditës:
Pritje në Komunë (Zyra e Kryetarit)
13:45 – 14:15– Vizitë në Spitalin e Përgjithshëm
14:15 – 14:30 – Vizitë në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP)
14:30 – Konferencë për media tek QRSHP