Në kuadër të masave kundër Covid-19, qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit.
Ndërkaq, ky vendim është konsideruar si ‘shkelje e Kushtetutës’ nga qytetari Arianit Sallamniku, i cili përmes avokatit të tij, ka dorëzuar padi në Prokurorinë Speciale, ndaj ministrit të shëndetësisë Rifat Latifi, për shkelje të drejtave të njeriut, shkruan Insajderi.
Në padinë e siguruar thuhet se:
“Rifat Latifi, por edhe persona tjerë përgjejges të cilët kanë qenë pjesë e nxjerrjes së Vendimit të datës 21.01.2022, duke vepruar si persona zyrtar gjegjësisht z-Latifi si minister i shendetsisë i emëruar nga kryeministri i Rep. Kosovës, nga data 16. 11.2021 e tutje, ku me datën 21.01.20221 me Vendimin me Nr.01/55 citoj: Çdo përson i cili hynë në Republikën e Kosovës duhet të posedoj, çertifikatën e vakcinimit me tri doza, (ose me një dozë të vakcinës Janssen dhe dozë përforcuese), vakcinimit me dy doza, (ose me një dozë të të vakcinës Jansssen), kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo me herët se (48) orë para nisjes për udhëtaret qe hyjnë në rrugë ajrore, ose (48) orë para mbritjës nëpijkën kufitare për ata qe hyjnë në rugë toksore.”, thuhet në padinë e siguruar nga Insajderi.
Ankuesi Sallamniku në padinë e tij ka konsideruar se vendime të tilla janë masa deytyruese për vaksinim të qytetarëve pa vullnetin e tyre.
“Vendime të tilla janë masa shternguese giegjësisht detyruese, për të detyruar qytetarët të vakcinohen edhe pa vullnetin e tyre, ngase në të kundertën shteti do të aplikoj masa kunder lirisë së lëvizjes.”
“Keshtu qe duke marrë parasysh vendimin e Ministrisë së shendetsisë së cekur më lart, e po ashtu edhe vendimet tjera me të cilat qytetarët janë ndaluar të kenë qasje edhe në vendet e tyre të punës, po ashtu femiet e mitur tëcilet janë vakcionuar pa e marrur pelqimin e prinderit gjegjësisht pa e nenshkruar së paku njëri prind, kur kemi parasysh faktin qe shumë Doctor shkence me renome boterore, kanë dhenë konstatimet tyre lidhur me efektet anësore dhe pasojat qe mund të kenë keto vakcina e në veqanti tek femiet,, atëherë konsidoroj qe e drejta e lirisë së levizjes me ane te ketyre vendimeve éshtë cenuar në menyrë të paligjshme, duke I detyruar nje pjesé të qytetaréve në menyre indirekte te vakcinohen pa vullnetn e tyre, e krejt ketë pa bazë ligjore, keso dorë konsideroj qe, të dyshuarit e cekur më lart kanë përodrur metoda shtërnguese ndaj qytetarve të lire në kundershitm me Kushtetuten si akt me I lart juruidik, ashtu qe me keto veprime të dyshuarit do të kryenin vepren penale nga neni 414 lidhur me 31 të KPRK-së. Gjatë procedurës propozoj të ndegjohet denoncuesi i ketij Kallzimi penal z- Arianit Slamniku me adresë në Gilan nr tel: 044-125-995. Shiqimi I CD, të cilat I kemi bashkangjitur ketij kallzimi lidhur me konstatimet për efekte anësore dhe pasojat qe deri me tnai kanë pesuar disa përsona. E pa ashtu edhe deshmi tjera qe mund ti prezantojmë gjatë zhvillimit të procedures.”, thuhet në denoncimin e Sallamnikut/Insajderi/