Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se e ka marrë vesh përmes mediave se ai është nën hetime.
“Betimi për Drejtësi” më herët raportoi se Krasniqi dhe disa kolegë të tij, ministra të Qeverisë Kurti, janë duke u hetuar nga Task-Forca Antikorrupsion.
E, ministri Krasniqi thotë se deri me tani as nuk ka qenë në dijeni e as nuk është ftuar nga ndonjë institucion hetues.
“Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues.
Ajo për çka jam i sigurt është që për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria. Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim.
Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë” ka thënë Krasniqi./Indeksonline.net/