Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi tha dje se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe as nuk pritet të bëhet në dy vjetët e ardhshme, duke theksuar se i duhen 5-10 vjet për të ndryshuar gjendjen.
“Nëse dikush e di një mënyrë tjetër me zhvillu shëndetësinë brenda natës, ju lutem le të vije e t’më kallxojë”, tha ai.