Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar përmes një postimi për punën e pandalshme të ushtarakëve të Kosovës.
Ai ka treguar se pjesëtarët e ushtrisë po vazhdojnë t’a ndjekin një kurs që ka qëllim aftësimin e ushtarëve në përballje me fatkeqësi malore, shkruan Jepi zë.
Mehaj ka vlerësuar punën e tyre duke cilësuar se puna dhe përkushtimi i tyre garanton sukses të lartë.
Postimi i plotë:
Ushtarakët tanë vazhdojnë të ndjekin kursin bazik për kërkim – shpëtim në male, i cili ka për qëllim të bëjë aftësimin e tyre në përballje fatekeqësi malore si dhe perfitimin e njohurive specialistike në kërkim – shpëtim në male.
Ky kurs ofron aftësimin dhe menaxhimin e operacioneve më komplekse në nivel ekipi dhe skuadre.
Kursi është duke u zhvilluar në hapësirat e kazermës “Evropianët e rinj”, tek guri i plakës – Grabovc, si dhe në fshatin Bardh i madh.
Puna dhe përkushtimi i tyre, garanton sukses të lartë.