Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po debatohet për krizën energjetike, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se është akt patriotik që në këtë situatë të kursehet rryma, raporton Gazeta Sinjali.
Murati tha se me këtë kërkesë, nuk e mendon “që të mërdhihetn” qytetarët, por që të mundohen të kursejnë, aq sa munden.
“Besoj që është akt patriotik, që secili qytetar të mundohet kursejë aq sa mundet, s’po them që të mërdhihet. Të gjithë ata që kanë nevojë për energji elektrike dhe që mund ta shtyjnë konsumin pas mesnatë, do të duhej ta bënin këtë, në mënyrë që të kalojmë sa më lehtë, por jo duke akuzuar qeverinë“, tha Murati.