Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka ndërmarrë hapa pas arrestimit të 10 zyrtarëve të këtij dikasteri.
Mustafa ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e agjencisë dhe 5 zyrtarë të tjerë.
“Pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokurori i Shtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kam suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e Agjencisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe 5 zyrtarë të tjerë”, tha ministri Mustafa.