Të nderuar qytetarë, të nderuar prindër, të dashur fëmijë
Është prioritet i imi dhe i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kontrolli i cilësisë së produkteve në tregun e Kosovës, si rrjedhojë e kësaj ne kemi bërë analizat për 15 lodra që janë tregtuar në tregun tonë. Nga rezultatet që kemi marr, ka dal që të gjitha janë jashtë standardeve për përdorim prandaj edhe unë kam vendosur që t’i largoi nga tregu dhe t’i asgjësoi ato.
Ne kemi ndaluar edhe hyrjen e të gjitha lodrave që nuk kanë certifikata CE dhe nuk kanë janë sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në televizionin T7, kam premtuar që këto lodra do t’i publikojë dhe këtë po e bëjë sot.
Ju lutemi kudo që i hasni, nëse i keni në shtëpitë tuaja, apo i shihni në marketet tona ta lajmëroni zyrën e konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 në kuadër të MTI-së, dhe nëse i keni në shtëpitë tuaja t’i largoni sa më shpejt. Më poshtë janë rezultatet e analizave që dëshmojnë se këto lodra janë të dëmshme. Ne jemi të përkushtuar që çdo ditë, në çdo moment të jemi në krye të detyrës, për ta kontrolluar cilësinë e produkteve që shiten në tregun tonë, në mënyrë që t’iu bëjmë jetën sa më të lehtë qytetarëve tanë dhe së bashku ta ndërtojmë të ardhmen e sigurt për fëmijët tanë.