Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Lulzim Hetemi, kryetarin e Komunës së Leposaviqit në zyrën e tij.
Ai, në një postim në Facebook, tha se i ka uruar punë të mbarë si dhe i ka ofruar mbështetjen e tij në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Kosovës.
“Sot pata nderin të pritem në zyrën e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës.
Sveçla ka shtuar se bashkë do t’i kalojnë të gjitha sfidat e do të vazhdojnë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë.