Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se që nga sot do të ketë trefishim të numrit të testeve për Covidin në Institutin Kombëtar.
Kështu ka bërë të ditur Zemaj përmes një postimi në Facebook pas pranimit të donacionit të 15 respiratorëve nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Postimi i tij:
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid 19. Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani.
Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve.
Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Jemi të bekuar me miqësinë e donatorëve. Donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie.