Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për media, ka paralajmëruar se nga nesër do të ndërmarrim masa të reja mbrojtëse ndaj koronavirusit, bëhet fjalë për kufizime të lëvizjes, tubimeve dhe takimeve.
Sipas Zemajt bëhet fjalë për disa masa të cilat do të ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë.
Ai ka thënë se në kuadër të këtyre masave do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve dhe takimeve.
Por gjithashtu është theksuar se do të ketë edhe lirime aty ku kanë parë të arsyeshme dhe se virusi mund të kontrollohet.
“Edhe dje edhe sot jemi në vlerësim për të marrë masa të reja dhe sigurisht do të njoftoheni me vendimin e Qeverisë që do të jenë edhe disa masa të cilat ne mendojmë që e ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Në kuadër të kësaj do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve, takimeve. Do të ketë disa lirime aty ku e kemi parë se virusi nuk është prezent dhe mund të kontrollohet. Këto janë tema dhe vlerësime të cilat sigurisht nëse aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të jenë të zbatueshme nga dita e nesërme”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.
Gjithashtu është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa maskave falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna.
“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qymyrtarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj.
Ndryshe sot janë konfirmuar 276 raste të reja me COVID-19 në vend, i cili është numri më i madh i konfirmuar deri më tash që nga fillimi i pandemisë./gazetametro.net