Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë nuk nënkupton rikthim të masave të reja. Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin.
Zemaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për zbatim të pa rezervë të masave kundër COVID 19. Angazhimi ynë i përbashkët në zbatimin e masave, e përsëris se duhet të zbatoni masat dhe kështu e luftojmë pandeminë”, ka thënë Zemaj.
Ai shton se edhe pasdite do të flitet për këtë temë në një konferencë për media.
“Të tjera janë obligim i të gjithëve. Për temat tjera ju kisha lutë që edhe pasdite do të kemi komunikim të rezultateve dhe mund t’i ndajmë”, ka thënë ai.
Ndërkaq kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se momentalisht gjendja është në kontroll.
“Besoj që tash edhe ligji edhe praktika që e kemi ndërtuar deri më tash na bëjmë të mundur që të marrim vendime shpejtë, besojmë që gjendja është në kontroll”, ka thënë Hoti.