Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrur një vendim në lidhje me përdorimin e fishekzjarreve për festat e fundvitit.
Kësisoj, shitja e fishekzjarreve është e lejuar prej 19 deri më 31 dhjetor.
Ndërkaq përdorimi i tyre është i lejuar nga data 26 dhjetor deri më 2 janar.
Me këtë rast, u është bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike nga fëmijët.
Edhe viteve tjera ka pasur kufizime rreth përdorimit të fishekzjarrëve.