Edhe tri ditë kanë mbetur deri tek dita ku Bashkimi Evropian pritet të diskutojë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë për Sinjalin se nuk ka ndonjë kriter shtesë, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Edhe pse më 1 korrik të viti 2018 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por as pas katër vjetësh kosovarët nuk po mund të udhtojnë pa viza.
Nga ana tjetër deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ta miratojnë Projekt Kodin Civil, i cili parasheh mundësinë e bashkëjetesës së partnerëve të së njëjtës gjini, ku mund të nxis papajtueshmëri në diskutimin e BE-së.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave nuk ka informata të ketë ndonjë kriter shtesë.
Sa i përket Projekt kodit Civil, Ministria e Drejtësisë theksojnë se po punojnë që drafti të procedohet shumë shpejt fillimisht në Zyre të Kryeministrit për shqyrtim dhe aprovim nga ana e Qeverisë dhe më pas procedimin e tij në Kuvend, siç përcaktohet me dispozitat përkatëse në fuqi.
Deputeti Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili edhe më parë nuk e ka votuar Kodin Civil për shkak të nenit 1138, ku dhe kishte kërkuar tërheqjen e projektit.
Ai ka paralajmëruar se prapë nuk do ta votojë me përmbajtje të njëjtë.
“Jo nuk do ta votojë nëse vjen me përmbajtje të njëjte”, tha deputeti Eman Rrahmani.
Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur rreth e pritjeve nga takimi i 13 tetorit në BE, ku do të diskutohet për liberalizmin e vizave.