Ministria e Ekonomisë ka publikuar pajisjet me kriteret specifike të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i efiçiencës.
“Për të përfituar nga subvencionimi i efiçiencës së energjisë nga Ministria e Ekonomisë, qytetarët duhet të sigurohen që pajisjet të cilat ata blejnë i plotësojnë kriteret teknike” – ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë.
Pajisjet të cilat do të subvencionohen janë: Pompa termike, pompë termike inverter, kaldaja me biomasë, stufa.
Më poshtë mund të gjeni kriteret specifike për përfitim nga subvencionimi i efiçeincës së energjisë.
Dy ditë më parë, Ministria e Ekonomisë njoftoi ka mbyllur përkohësisht thirrjen për aplikim për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë.
Kjo ka ndodhur sipas tyre për shkak se numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.
“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në komunikatë.
Numri total i aplikuesve për fazën e parë është 5992, prej tyre për Inverter kanë aplikuar 2656 persona, për Kalda me biomasë 816 persona, për stufa me biomasë 1207 persona.
Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët është hapur me datën 06.10.2022.
Njoftimi i plotë:
Është mbyllur përkohësisht për aplikim Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët
Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.
Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.
Në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është:
Numri total i aplikuesve 5992
– Pompë Termike 1313 aplikues,
– Inverter 2656 aplikues,
– Kalda me Biomasë 816 aplikues,
– Stufa me biomasë 1207 aplikues
Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275.
Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218.
Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.