Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka marrë vendimin lidhur me zgjatjen e afateve për kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë, si dhe deklarimit të të ardhurave personale.
Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë zgjatet deri më 31 maj 2022, kurse afati për pagimin e këstit të parë të tatimit në pronë zgjatet deri më 30 qershor 2022.
Në anën tjetër, duke konsideruar rëndësinë e deklarimit të të ardhurave personale dhe informimit sa më të drejtë të qytetarëve lidhur me deklarim e të hyrave shtesë, bazuar në po të njejtin Vendim është zgjatur afati për deklarimin të të ardhurave personale deri më datë 31 maj 2022.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit në mbledhjen e taksave, ashtu që të mund të zbatohen politikat zhvillimore të Programit Qeverisës 2021-2025.