Pas skadimit të vendimit për vendosjen e çmimit tavan të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë ka njoftuar se nëse rriten çmimet do të nxjerrin vendim të ri.
Sipas njoftimit, vendimi ka skaduar më 8 nëntor, përcjell teve1.info
“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Ministria e Industrisë është shprehur e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në tregun e Kosovës.
Sot është raportuar se disa kompani kanë rritur çmimet e naftës, pasi me vendim nuk është më i përcaktuar çmimi maksimal i lejuar.