Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, sot gjatë ditës janë takuar me ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashin, ku dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e projekteve në infrastrukturë rrugore për komunën e Gjilanit.
Postimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë me Ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, sot, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korqa, në emër të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, nënshkruam marrëveshjen për financimin e projekteve në infrastrukturën rrugore për Komunën e Gjilanit.
Komuna e Gjilanit, vazhdimisht po angazhohet në përmisimin e infrastrukturës rrugore, zgjerimin e hapësirave publike, rregullimin e trotuareve dhe ndërtimin e një infrastrukture moderne për të gjithë qytetarët.
E falënderojmë Ministrin Abrashi, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për t’i dalë në krah projekteve madhore e infrastrukturore për Komunën e Gjilanit, por edhe për komunat tjera.
#bashkeiadalim