Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Drejtorin e Kulturës në Gjilan shkruan Radio Star.
302,000 mijë euro janë ndarë për ti mbështetur katër projekte në komunën e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
✍️🤝
Nënshkruam Memorandum Bashkëpunimin në vlerë 302,000.00€ me Sekretarin e MKRS-së, për punët në vijim:
• “Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e sallës së koncerteve në Gjilan”, në shumë prej 60,000.00 €
• “Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për rinovimin e teatrit të qytetit në Gjilan”, në shumë prej 60,000.00 €
• “Punë për renovimin e shtëpive të kulturës në fshatrat Cërnicë dhe Zhegër”, në shumë prej 102,000.00 €
• “Punë për zgjerimin e tribunave të stadiumit ndihmës (pran Rrugës Idriz Seferi) në Gjilan”, në shumë prej 80,000.00 €