U.D. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, në prani të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Me këtë rast, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunës së Gjilanit.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të shërbejë në të mirë të përbashkët në mes të qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së.