Ministria e Zhviilim Rajonal mbanë takim me zyrtarët përgjegjës të disa prej Komunave përfituese nga mbështetja e Prograit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021.
Takimin e sotëm e udhëheqi Zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku, në takim ishin përfaqësuesit e Komunave: Podujevë, Gjilan, Mamushë, Ferizaj, Gjakovë, si dhe Përfaqësuesi i OE PMN SHPK Kompani kjo e kontraktuar nga MZHR për mbikqyrjen e Projekteve
Përfaqësuesit e Komunave pjesmarrëse në mënyrë të detajuar prezentuan gjendjen në teren, progresin dhe vështërsitë si dhe përkushtimin e tyre dhe të zyrtarëve të MZHR-së për implementimin e Projekteve deri në fund të vitit 2021.
MZHR përmes zyrtarëve të vet si dhe me mbështetje të Kompanisë PMN SHPK si OE shprehen gatishmërinë për të ndihmuar në intensifikim të punimeve deri në realizimin e plotë të këtyre Projekteve, kurse përfaqësuesit e Komunave respektive u zotuan se do të shtojnë angazhimet në mënyrë që projektet në fjalë ti përmbyllin Brenda afatit, njëkohësisht premtuan se për zhvillimet në teren (progresin) e implementimit të Projekteve do ta mbajn të njoftuar MZHR-në në baza javore.
Kontribut të veçant takimit i dha edhe znj.Elif Perolli zyrtare për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve në DHZR-së.