Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda mbi 7.5 tonë në të gjitha autoudhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi do të hyjë në fuqi nga data 14 korrik deri më 31 korrik dhe do të zbatohet gjatë orëve të pikut nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Ministria apelon tek të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda të respektojnë këtë vendim për të shmangur penalizimet që do të aplikohen për shkelësit.
Kjo vjen si pasojë për të mbrojtur rrugët nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta të cilat janë duke mbretëruar këto ditë.
Ministria është e angazhuar të vazhdojë punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe për të siguruar një qarkullim më të sigurt dhe efikas në të gjithë vendin.