Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin tavan për derivatet për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.70 euro, për benzinë 1.40 euro, ndërsa për gas është 0.76 euro për litër.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe gjatë së hënës.