Ministrja Haxhiu fillimisht e ka uruar z. Angli për përgjegjësitë e reja si ambasador dhe njëherit e falënderoi për mbështetjen e palëkundur që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në sektorin e drejtësisë.
Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, ministrja Haxhiu ka biseduar për reformat në sistemin e drejtësisë, progresin e arritur në këtë drejtim si dhe hapat e mëtutjeshëm në realizimit të objektivave sa i përket sektorit të drejtësisë.
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori z. Angili, diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë si dhe rritjen e mundësive për shkëmbim të përvojave në mes të dy shteteve.
Takimi u përmbyll me vullnetin e dy palëve për intensifikim të marrëdhënieve dhe thellim të bashkëpunimit për një partneritet të mirëfilltë në fushat me interes të përbashkët.