Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj mediumit zviceran të cilit i dha intervistë, duke thënë se ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.
Gërvalla nëpërmjet një postimi në Twitter tha se nëse janë kryer krime, ato i kanë bërë individët, e jo UÇK-ja.
“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, shkroi Gërvalla në Twitter.
“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, tha ajo.