Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimin që do të mbahet më 13 maj në Bruksel.
Lambrecht pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë për media tha se shpreson që të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke të dokumenteve.
“Stabilizimi në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe se këtë proces e shoqërojmë si një shoqëruari i sinqertë dhe ne po e shohim se sa shpejt po ndodh lufta edhe Evropë, edhe lufta e Putini në Ukrainë ka treguar se sa shpejtë mund të ndodh kjo dhe ka treguar se të gjitha ato shtete të cilat përfaqësojnë vlera të njëjta duhet të veprojnë së bashku edhe të paraqiten së bashku dhe për ne kjo ka qenë e rëndësishme dhe prandaj jam edhe falënderuese e juaj këtu në Kosovë që keni marrë në pozicionim shumë të qartë kundre dhe keni dënuar këtë lufta dhe agresion rusi kundër Ukrainsë. Janë pikërisht ato vlera. Dialogu do të marrë një dinamikë të re. Dhe ne do të ju qëndrojmë për krah në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe shpresojë që do të ketë edhe vendime të mira më 13 maj në Bruksel dhe do të ishin edhe vendime të mira për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”, tha ajo.
Më 13 maj në Bruksel do të mbahet takimi ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë se Lambrecht erdhi për vizitë në Kosovë, pasi që paraprakisht ishte në Serbi.