Ministrja Haxhiu priti në takim delegacionin francez. Diskutohet për reformat në drejtësi, bashkëpunimin dhe për mbështetjen profesionale
Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu priti në takim delegacionin Francez, kryesuar nga Magjistrati ndërlidhës për Evropën Juglindore, znj. Frédérique Dubost, Konsulli i parë, z. Cyprien François si dhe Atasheja për bashkëpunim, znj. Cécilia Maronnier.
Në këtë takim u diskutua për reformën në drejtësi, për Vettingun dhe rezultatet e deritashme, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në mënyrë të veçantë edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikë së Kosovës.
Ministrja Haxhiu theksoi se “Jemi të interesuar ta fuqizojmë bashkëpunimin dhe të përkushtuar ta bëjmë reformën në sistemin e drejtësisë, ndonëse reformat nuk janë aspak të lehta dhe përkundër sfidave, jemi shumë të përkushtuar që ta realizojmë atë”.
Në anën tjetër, përfaqësuesit nga delegacioni francez shprehën vullnetin për bashkëpunim në çështjet për reformë në drejtësi, duke theksuar në veçanti trajnimet për gjyqtarë dhe prokurorë, duke ofruar edhe mbështetje profesione në ekspertë, trajnime për luftimin e krimit të organizuar, konfliktin e interesit, çështjet e etikes etj.
Përfaqësuesit francez u deklaruan se mbështesin në tërësi agjendën e kryeministrit Kurti, të cilën e ka prezantuar në Francë, lidhur me reformat, duke theksuar luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar.
Të dy palët përshëndetën vullnetin për bashkëpunim drejt sfidave për realizimin e reformës në drejtësi.