Ministrja Haxhiu në takim me drejtuesit e agjencive dhe drejtorin e auditimit në Ministri të Drejtësisë, ka diskutuar lidhur me rekomandimet e dala nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë.
Për ministren Haxhiu, këto rekomandime janë tejet me rëndësi për avancimin e mëtejmë të punës dhe vizionit të cilin e ka kjo ministri dhe si të tilla duhet të adresohen me prioritet dhe zbatohen në përpikëri nga secila agjenci.
Ajo derisa ka falënderuar drejtuesit e agjencive për bashkëpunimin e ofruar, theksoi se, si ministre e Drejtësisë ofron mbështetje maksimale në zbatimin e detyrave, ligjit dhe performancës në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.