Në një vizitë zyrtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ministrja Albulena Haxhiu, takoi ministrin gjerman, Marco Buschmann.
Kjo vizitë erdhi në kuadër të partneritetit të shkëlqyer me shtetin e Gjermanisë, dhe me rëndësinë e veçantë për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë në fushën penale si dhe pajtuan që bashkëpunimi duhet të forcohet dhe të konkretizohet përmes marrëveshjes për bashkëpunim në fushën civile.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, ishte diskutim i veçantë dhe tejet i vlefshëm, me ç’rast ministri Buschmann shprehu përkrahjen e pa rezervë që Republika Federale e Gjermanisë po bënë në këtë drejtim.
Në këtë takim u diskutua edhe për reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organziuar dhe korrupsionit në Kosovë si dhe fuqizimin e sistemit noterial.