Në takimin e parë zyrtar të ministres Haxhiu me Kryetarin Hyseni, u diskutua për çështjet kryesore të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, veprimet që po i ndërmerr Komuna për qytetarët e saj, zbatimin e ligjeve dhe nxitja e bashkëpunimit për pilitika sa më efektive socilale veçanërisht për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.
Për kryetarin Hyseni, Qendra e Strehimoreve mbetet prioritet i Komunës dhe njëherit edhe sfidë ngase pavarsisht buxhetit që ndan Komuna në baza mujore në mbështetje të tyre, kërkesat nga këto qendra janë shumë më të mëdha.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë që ka mbështetja e strehimoreve dhe gruas në veçanti, derisa kërkoi nga kryetari Hyseni që të shqyrton mundësinë që gruaja në këtë Komunë të jetë sa më e përfshirë në institucione të nivelit lokal me qëllim të fuqizimit dhe të përfaqësimit të saj në Komunën e Gjilanit.
Ministrja Haxhiu tha se mbetet e përkushtuar që të thellon bashkëpunimin me qëllim të bashkimit të zërave kundër dhunës në familje si dhe çështje që mund t’i prekin qytetarët e Gjilanit dhe komunave të tjera në Kosove.
Ajo kërkoi nga kryetari Hyseni që të angazhohen që të ketë sa më shumë fushata kundër dhunës në familje me qëllim të ngritjes së vetëdijës së qytetarve dhe njëherit të luaj rolin e saj aktiv edhe Policia dhe Prokutoria e Gjilanit.
Sa i përket çështjeve të tjera, me theks të veçantë punën e noterve dhe përmbaruesve privat në Gjilan, ministrja Haxhiu kërkoi nga kryetari Hyseni që të njoftohet nëse ka ankesa nga qytetarët e komunës sa i përket punës së tyre në mënyrë që ato të trajtohen nga komisionet përkatëse disiplinore.
Haxhiu tha se mbetemi të vendosur të vazhdojmë me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejësisë si detyrim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit.
Ajo ritheksoi përkushimin që ka Ministria e Drejtësisë në ofrimin e mbështetjes dhe koordinimit të aktiviteteve me institucionet e vendit në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.
Kryetari Hyseni falenderoi ministren Haxhiu dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në bashkëpunimin e ofruar nga ministrja Haxhiu.