Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila po u bën thirrje qytetarëve që të mos ngrohen me energji elektrike, ka treguar se ajo vetë ngrohet me ngrohje qendrore.
“Ngrohje qendrore të përbashkët të banesës”, ka thënë Rizvanolli, kur është pyetur nga Klani se me çka ngrohet ajo vetë.
Por, jo të gjithë e kanë fatin të ngrohen sikur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Janë shumë kosovarë që nxehen me rrymë gjatë dimrit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë dje me një manual për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.