Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitetin tradicional me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Aktiviteti do të mbahet në Stacionin e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, afër bazës së remontit të autobusëve, në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.
Organizatorët e kanë cilësuar këtë aktivitet si një ngjarje tradicionale për të shënuar figurën e ish-presidentit Clinton dhe kontributin e tij në raport me Kosovën. /Klankosova.tv

