Malisheva shkroi historinë e klubit pasi siguroi pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për herë të parë, në edicionin 2021/22.
Skuadra debuton në Superligë sot, me një ndeshje kundër Prishtinës që fillon nga ora 17:00.
Me rastin e debutimit të skuadrës në elitën e futbollit kosovar, presidenti i klubit, Afrim Bytyqi bëri një postim në Facebook, në tentativë për ta uruar aventurën e re të djelmoshave të tij shkruan Reporteri.net
Por, ai krejt çka ka arritur të bëjë është një masakër e vërtetë ndaj gjuhës shqipe.
Lexojeni më poshtë dhe gjykojeni edhe vetë: