Rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar në seancën plenare të Kuvendit.
Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, kjo rezolutë është miratuar nga deputetët.
PSD-ja ka kërkuar që paga minimale nga 170 sa është tani, të rritet në 250 euro.
Për këtë kishte organizuar edhe një peticion online duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kërkesën që të ngritet paga minimale